75 Mall Live Search
12:12 / E Mërkurë, 29 Korrik 2020 / indeksADMonline

Masat e reja të Qeverisë, vetëm brenda këtij orari kanë drejtë të dalin të moshuarit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, ka numëruar masat e reja që ka ndërmarrë qeveria në luftën për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në mesin e këtyre masave është edhe ajo për të moshuarit.

“Qytetarët mbi moshën 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike mund të dalin jashtë në mjedise publike vetëm prej orës 05:00-10:00 dhe prej 18:00-21:00”, thuhet në një nga pikat e këtij postimi në kuadër të masave./Indeksonline