Masat e rrepta të sigurisë, nuk i ndalën aksidentet që përfunduan me vdekje në Kosovë
Aksidentet e shumta, i morrën jetën shumë kosovarëve këtë vit.
Sipas raportimeve të Policisë, thuhet se vetëm këtë vit rreth 99 persona, vdiqën në aksidente, shkruan IndeksOnline.
Policia e Kosovës , referuar situatës së krijuar dhe humbjes së jetëve të njerëzve në trafik, ka marrë masa shtesë me krijimin e një “TASK FORCE” e cila po merret me kontrollin, trajtimin dhe përmirësimin e nivelit të sigurisë në trafikun rrugor.
Ajo po ashtu ka angazhuar edhe njësi policore me automjete civile, por aksidentet me fatalitet nuk kanë të ndalur.
Plani veprues dhe parandalues i kësaj ”TASK FORCE”, parasheh përfshirjen, koordinimin dhe bashkërendimin e njësiteve të ndryshme në terren, në pika kontrolli, akse rrugore, si dhe aplikimin e metodave të ndryshme të avancuara nga njësitet policore, për arritjen e parandalimit të aksidenteve në tërësi e në veçanti të atyre me pasoja fatale.
Ndonëse ky plan kishte për tendencë të rregullonte fushën e trafikut, sipas eksperëtve të sigurisë, faktori kryesor dhe shkaktari kryesor i aksidenteve me fatalitet, është vetë faktori njeri.
Avni Islami, ekspert i fushës së sigurisë, tha për IndeksOnline, se pavarëisht masave që janë marrë, aksidentet nuk janë ndalur.
Si një indikatorë tjetër i aksidenteve, Islami thotë se janë edhe rrugët e papërshtatshme, disa prej të cilave kanë marrë edhe epitetin e vdekjes.
“Në republikën tonë po vazhdon i njëjti trend i vrasjeve nga aksidentet e komunikacionit, pavarësisht masave që i kanë ndërmarrë një varg masash, nga ana e Policisë, duke rritur numrin e patrullave por që prap vazhdon të jetë numri i madh i aksidenteve në komunikacion, madje edhe ato me fatalitet, janë marrë masa të mjaftueshme për minimizimin e aksidenteve, tashmë mund të them se problem është faktori njeri, vetë vozitësit e komnunikacionit që nuk i kushtojnë vëmendje të duhur në respektimin e rregullave të komunikacionit dhe e dyta kushtet, pra kushtet e rrugëve, një pjesë e madhe e rrugëve nuk janë të përshtatura si duhet dhe nuk janë të rregulluara, mund ta përmendi rrugën në Magjistralen Podujevë – Prishtinë, që e ka marrë epitetin, rruga e vdekjes, ku me vite të tjera nuk është duke u punuar dhe kushtet e saj janë katastrofale, thuajse është bërë rutinë që çdo ditë të kemi ndeshje në atë pjesë, faktori numër një është faktori njeri që nuk po e përshtatë shpejtësinë dhe nuk po jep kujdes”, tha Islami. /IndeksOnline/
