20:39 / E Mërkurë, 07 Prill 2021 / FG

Masat kufizuese penalizojnë Gastronominë, Vitia: I vetëdijshëm, bashkëndiejmë me ta

Që nga shfaqja e pandemisë në Kosovë, sektori i Gastronomisë pësoi humbje të mëdha për shkak të mbylljes e kufizimit të orarit të lëvizjes, shkruan Indeksonline.

Tani me masat e reja kundër kundër Covid-19 të Qeverisë së Kosovës, gastronomia mund të praktikojë metodën “merre me vete”, deri më datën 18 prill.

Ministri i Shëndetësisë sot gjatë një konference për media tha se e kupton që masat kufizuese në fuqi mund të jenë në dëm të ekonomisë, të cilat në veçanti penalizojnë disa sektorë, e që në këtë rast është sektori i Gastronomisë.

Vitia tha se është i vetëdijshëm për vështirësitë e këtyre sektorëve dhe natyrisht se bashkëndien me ta.

E kuptojmë kritikën e deritanishme që masat kufizuese në fuqi mund të kuptohen dhe janë në dëm të ekonomisë tashmë të rënduar të vendit, e në veçanti penalizojnë disa sektorë. Jemi të vetëdijshëm për vështirësitë e këtyre sektorëve dhe natyrisht se bashkëndiejmë me ta. Prandaj, ashtu edhe siç ishte paraparë edhe para vendimit për masat e reja, që kanë për synim ruajtjen e shëndetit publik, Ministria e Finanacave, Transfereve dhe Punës, ka përgatitur edhe ato masa që synojnë ruajtjen e shëndetit të ekonomisë.

Kemi vendosur që të formojmë grupe punuese me përfaqësuesit e sektorit të gastronomisë dhe të gjitha grupeve tjera të ndikuara nga vendimet tona ashtu që kërkesat tona dhe nevojat e tyre të sinkronizohen në atë çka besoj që është qëllimi ynë i përbashkët, luftimi i COVID-19, ruajtja e shëndetit dhe jetës së qytetarëve tanë”.

Ndërsa ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati njoftoi se të mbulojnë shpenzimet fikse të qirave dhe pagat e punëtoreve të atyre sektorëve që ndikohen pas masave të reja kundër Covid-19.

Ministri Murati gjithashtu theksoi se ditëve në vijim do të takojë edhe njëherë përfaqësuesit e sektorëve dhe bashkë do të dakordohen se cilat do të jenë masat./Indeksonline/