14:40 / E Diele, 18 Gusht 2019 / indeksADMonline

Masat reciproke ndaj Maqedonisë Veriore – Dy qeveritë të marrin vendimet e duhura për t’i ikur konfliktit tregtar

Gjatë kësaj jave, ministri Endrit Shala mori vendim që të ndalohet hyrja e mjaltit dhe patateve nga Maqedonia Veriore.

Këto masa reciproke u morën pasi Maqedonia Veriore ndaloi hyrjen e peshkut të Kosovës në territorin e tyre, shkruan Indeksonline.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi për Indeksonline tha se ky rast është i ngjashëm me atë të miellit para disa viteve.

Image result for berat rukiqi

Është situate e ngjashme me rastin e miellit para disa viteve. Edhe atëherë Kosova ka ndërmarrë masa reciproke, për te detyruar Maqedoninë te largon bllokadën për eksportin e produkteve te miellit. Megjithatë kësaj here është një dallim, pasi qe kemi te bëjmë me produkte me origjine shtazore dhe ne këto raste shpesh here standardet qe kërkohen kinse ne emër te sigurisë se produkteve, shndërrohen ne barriera te patejkalueshme, për shume sektore, përfshirë eksportuesit e peshkut nga Kosova.”, u shprehë Rukiqi.

Tutje, ai shtoi se nëse pala maqedonase nuk ka pasur proces konsultuese për këto barriera, atëherë veprimi i Kosovës mund të arsyetohet.

“Nuk jam ne dijeni te procesit te implementimit te këtyre kufizimeve te reja nga pala maqedonase, por nëse nuk ka pas një proces konsultues i cili ka rezultuar me një barriere te re për eksport ne këtë vend, atëherë qasja reciproke  nga ana jone mund te arsyetohet, por ne parim ne jemi për një zgjidhje afatgjate të të gjitha barrierave jo-tarifore me te cilat ballafaqohen produktet tona gjate eksportit ne vende tjera. “,tha ai.

“Tash topi është te negociatat ne nivel teknik mes dy vendeve për te gjetur zgjidhje për këtë situate, e pastaj dhe dy Qeveritë te marrin vendimet e duhura për te mos u futur ne një konflikt tregtar qe mund te këtë pasoja afatgjata për ekonomitë e te dyja vendeve.”, u shprehë Rukiqi.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ministri i Bujqësisë, Trajan Dimovski. Ai tha se ndalimi i importit të ikrave dhe rasatit të peshqve nga Kosova nuk paraqet ndalesë të posaçme vetëm për Kosovën.

Dimovski sqaroi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka për qëllim marrjen e lejes për eksport të peshkut të freskët në tregun evropian dhe se për këtë shkak janë rritur standardet në këtë industri. Ai theksoi se pret që së shpejti të arrihet zgjidhje për mes dialogut./Indeksonline/