75 Mall Live Search
20:15 / E Hënë, 28 Gusht 2023 / C E

Masazhieri i Chelsea e rrëzon Brojën me një goditje

Masazhieri i Chelsea Billy McCulloch është mjaft i famshëm edhe jashtë klubit.

Ky njeri gazmor ka qenë më shumë se një herë në situata qesharake dhe lojtarëve të Bluve thjesht u pëlqen të krijojnë përmbajtje virale me të.

Mbrojtësi i Chelsea, Ben Chilwell, ka postuar një video të Billy dhe sulmuesit Armando Broja duke mësuar përshëndetjen e tyre të re.

Në një moment, shqiptari godet me grusht punonjësin e klubit me shaka në shpatull dhe duket qartë se nuk pret të vijë një përgjigje më e fuqishme.