75 Mall Live Search
21:48 / E Martë, 30 Nëntor 2021 / AR

Mascherano emërohet trajneri i grupmoshave U-20 te Argjentina

Ish-lojtari i Barcelonës, Javier Mascherano do të marrë drejtimin e ekipit tkombëtar të Argjentinës U-20.

Sipas AS, ish-mesfushori është zgjedhur për të pasuar Fernando Batista, i cili u largua për të marrë drejtimin e Venezuelës.

Ekipi teknik i Mascheranos do të përbëhet nga Pablo Blanco, trajner fizik dhe ndihmësit Alejandro Sabella dhe Oscar Hernandez Romero.

Sfidat e tij të para si trajner do të jenë Kupa e Botës U-20 në Indonezi që do të mbahet në vitin 2023.

Nëse ka rezultate, Mascherano do të ishte edhe trajneri i ekipit olimpik argjentinas për Lojërat Olimpike Paris 2024.