18:23 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mascherano i jep vetëme edhe këtë javë afat Barcelonës!

Javier Mascherano është lodhur nga pritja që po i bën Barcelonës. Ylli argjentinas ka disa javë që po kërkon një përgjigje nga skuadra katalonase, por nuk po merr përgjigje.

Për këtë ai dhe agjenti i tij i kanë dhënë afat deri në fund të kësaj jave Barcelonës. Masche ka kërkuar përgjigje nga Barca për kontratën e tij duke dashur ta dijë nëse Barca e do qëndrimin e tij apo nuk do renovim kontrate.

Mascherano e ka të rëndësishme të ardhmen ngase nga vendimi i tij pritet të përcaktohet edhe prezenca e tij në Kampionatin Botëror.

Mbrojtësi veteran ka oferta nga Argjentina dhe Anglia, por paraprakisht do ta presë vendimin e Barcelonës për të./Indeksonline/