75 Mall Live Search
10:04 / E Premte, 06 Mars 2020 / indeksADMonline

Mascherano “nënshkruan” turpin më të madh, në histori të skuadrës së tij

Skuadra e madhe argjentinase, Estudiantes de la Plata, ka pësuar një nga humbjet më të turpshme në histori të klubit.

Skuadra e njohur është eliminuar nga Kupa pas disfatës nga skuadra e Ligës së Katërt, Laferrere. Estudiantesi u mposht në penallti.

Ylli i madh i futbollit, Javier Mascherano, ishte figura tragjike e ndeshjes pasi që dështoi në penalltinë e fundit për Estudiantesin.

Ekzekutimi i penalltisë nga ish-ylli i Liverpoolit e Barcelonës vërtet ishte katastrofal./Indeksonline/