Mascherano tregon se kur mund të rikthehet Neymar te Barcelona

Ish futbollisti i Barcelonës, Javer Mascherano ka folur për rikthimin e mundshëm të Neymar te katalunasit.
Mascherano tregoi pozitivizëm për këtë transferimin, shkruan IndeksOnline.
Sipas tij kjo gjë mund të ndodh këtë verë dhe do të ishte një gjë mjaftë e mirë.
“Un mendoj që është e mundshme rikthimi i Neymarit në këtë verë. Do të ishte një gjë shumë e mirë për klubin dhe fansat që ta shohin Neymarin, Messin dhe Suarezin të luajnë së bashku”, ka thënë Mascherano.
Mirëpo gjatë ditës së djeshme mediat katalunase kanë raportuar që kjo gjë me shumë gjasa nuk do të ndodhë shkaku i krizës financiare që është shkaktuar nga koronavirusi./IndeksOnline/.