75 Mall Live Search
13:32 / E Shtunë, 19 Dhjetor 2020 / OSH

“Mashallah” – pika kufitare në Merdare mbushet me mërgimtarë

Pika kufitare në Merdare është vërshuar nga shumë mërgimtar që ja kanë mësyrë vendlindjes.

Indeksonline është në pikën kufitare në Merdare dhe numër i madh i mërgimtarëve janë duke hyrë në territorin e Kosovës.

Policia e Kosovës dhe Dogana janë duke punuar me shpejtësi të madhe në mënyrë që mos t’i lënë në pritje mërgimtarët. Koha e pritjes është 40 minuta.

Edhe pse në kohë pandemie, mërgimtarët po gjejnë mënyra që të vijnë në vendlindje./Indeksonline/