MASHT del kundër faqes “Arsimi në Kosovë”: Krijuesit e saj po merren me organet e drejtësisë
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka dal me një reagim kundër një llogarie të hapur në rrjetin social “Facebook” me emrin “Arsimi në Kosovë”.
E përmbajtjen e kësaj faqe nga MASHT po konsiderohet se ka qëllime goditëse dhe denigruese, madje disa goditje nuk i shkojnë të vërtetës.
Në këtë reagim të MASHT thuhet se tashmë faqja është mbyllur, kurse pronarët e saj tashmë janë duke u marr me organet e drejtësisë.
Ndryshe, ky institucion u ka bërë thirrje mediave që të mos bien pre e të ashtuquajturave nga ta ‘trillime’ nga faqe të llojit të tillë./Indeksonline/