17:01 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

MAShT drejt anëtarësimit në COST

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në Konsullin e Nderit të  Kosovës në Austri, David Ungar-Klein, me të cilin ka biseduar rreth zhvillimeve aktuale në sektorin e arsimit në Kosovë dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në fushën e shkencës dhe teknologjisë .

Bytyqi  u informua nga Konsulli  David Ungar Klein, për hapat që ka ndërmarrë për anëtarësimin e Kosovës  në programin e Bashkëpunimit Evropian në Shkencë dhe Teknologji (COST), ku Kosova do të pranohet si anëtar i parë fqinj.

“Anëtarësimi i Kosovës në COST,veç tjerash, hapë mundësi të bashkëpunimit të shkencëtarëve tanë me shkencëtarë eminentë të fushave të ndryshme”, thuhet në komunikatë.

Me këtë rast i pari i MASHT-it,  ka falënderuar  Kleinin  për mbështetjen në anëtarësimin e Kosovës  në mekanizmat evropian të hulumtimit dhe shkencës.

“Anëtarësimin e Kosovës si anëtarë fqinj në COST , ministri Bytyqi e vlerësoi si një rast të mirë që të rinjtë tanë të përfitojnë fonde për programe, me të cilat ata aplikojnë në kuadër të COST”, përfundon komunikata./Indeksonline/