75 Mall Live Search
18:47 / E Enjte, 06 Qershor 2019 / indeksADMonline

MASHT: Ferit Idrizit iu kërkua të lirojë zyrën e ministrit për shkak të sjelljeve të pahijshme

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sqaron opinionin publik lidhur me shqetësimet e ngritura rreth pretendimeve të u.d drejtorit të Departamentit të Integrimeve Evropiane, Koordinim të Politikave dhe Çështjeve Ligjore,  Ferit Idrizi.

MAShT sqaron opinionin publik se për shkak të sjelljeve të pahijshme të Idrizit, në takimin e mbajtur dje në zyrën e ministrit Bytyqi, ku prezentë kanë qenë edhe tre zyrtarë tjerë të MAShT, ministri ka qenë i detyruar për të kërkuar nga  Idrizi që t’ia lirojë zyrën.

Të gjitha pretendimet e Idrizit, që sot kanë qarkulluar në opinion janë shpifje, si dhe çdo deklaratë e tij se kinse ministri ka kërkuar nga Idrizi të nënshkruaj ndonjë dokument që bie ndesh me ligjin nuk është e vërtetë.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, lidhur me shpifjet e u.d drejtorit të Departamentit të Integrimeve Evropiane, Koordinim të Politikave dhe Çështjeve Ligjore, Ferit Idrizi, menjëherë do të marrë masat e parapara konform legjislacionit në fuqi.