75 Mall Live Search
15:45 / E Enjte, 04 Shtator 2025 / P M

MAShT, nis ndërtimin e shkollës fillore model në Pejë me vlerë mbi 5.4 milionë euro

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në përfundim të mandatit dhe në prag të vitit të ri shkollor 2025/2026, ka nisur procedurat për ndërtimin e një shkolle fillore model në Pejë, shkruan Indeksonline.

Për këtë projekt, ministria ka nënshkruar kontratën me grupin e operatorëve “NPN Euroing” dhe “G-Projekt”, të cilët do të realizojnë ndërtimin. Vlera e kontratës arrin në 5 milionë e 486 mijë euro.

Në këtë tender kishin aplikuar gjithsej 9 grupe operatorësh ekonomikë, ndërsa ministria vendosi të shpërblejë ofertën e përbashkët të kompanive fituese.