75 Mall Live Search
15:40 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / OSH

MASHT ka përkrahur shumë hulumtues shkencorë, i suksesshëm ishte edhe hartimi i gjashtë projektligjeve

Ministria e Arsimit kishte disa suksese në Qeverinë Hoti, edhepse ka menaxhuar punën në kohën e pandemisë.

Në mesin e sukseseve ishte edhe përkrahje për shumë hulumtues shkencorë.

Sukses i të ardhmes së afërt nga MASH është procesi i hartimit të 6 projektligjeve:
Projektligji për Tekstet dhe Mjetet Shkollore, Lekturën Shkollore dhe Dokumentacionin Pedagogjik në Republikën e Kosovës;
Projektligji për Edukimin Parashkollor – Edukimin në Fëmijërinë e Hershme 0-6 vjeç në Republikën e Kosovës;
Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes me Agjencinë Austriake për Zhvillim (ADA);
Projektligji për Ratifikimin e Plotësimit dhe Ndryshimit të Marrëveshjes së Programit Fulbright;
Projektligji për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës;
Projektligji për Agjencionin Kosovar të Akreditimit.