75 Mall Live Search
16:44 / E Martë, 18 Nëntor 2025 / BA

MASHT: Orët e humbura do të zëvendësohen

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se nga informatat e mbledhura nga sektorët rajonalë të Inspektoratit të Arsimit, në të gjitha shkollat mësimi është zhvilluar normalisht, edhe në ato institucione që punojnë me dy ndërrime, me përjashtim në komunën e Prishtinës.

Tutje, në njoftimin e tyre bëhet e ditur se inspektorati do të monitorojë dhe sigurohet se orët e humbura mësimore të ditës së sotme të zëvendësohen.

”Inspektorati i Arsimit, bazuar në kompetencat e tij ligjore, do të monitorojë dhe do të sigurohet që të gjitha orët e humbura të procesit mësimor të ditës së sotme të zëvendësohen, në përputhje me legjislacionin në fuqi, respektivisht Udhëzimin Administrativ (MAShTI) Nr. 01/2025 për Kalendarin e Vitit Shkollor 2025/2026.” thuhet në reagim.

Reagimi i plotë: