14:32 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / LB

MAShTI me rregullore të brendshme për parandalimin e konfliktit të interesit

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në Mbështetje të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, ka hartuar Draftin e Rregullores së Brendshme për Parandalimin e Konfliktit të Interesit. Rregullorja ka për qëllim vendosjen e rregullave dhe procedurave të brendshme për parandalimin e konfliktit të interesit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe institucionet vartëse.

Ky dokument është hartuar në konsultim të ngushtë me Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe parasheh:

-Obligimi për parandalimin dhe zgjidhjen e konfliktit të interesit brenda MAShTI;

– Trajtimi i konfliktit të interesit nga autoriteti përgjegjës;

– Veprimet e ndaluara për zyrtarin e MAShTI;

– Angazhimi në punë jashtë institucionit;

-Obligimi, përgjegjësitë për parandalimin dhe zgjidhjen e konfliktit të interesit;

– Identifikimi dhe raportimi i konfliktit të interesit në MAShTI;

– Mënyrat e trajtimit dhe zgjidhjes së konfliktit të interesit;

– Sanksionet në rastet e konfliktit të interesit

Draft-Rregullorja është në diskutim publik deri më datë 27 korrik 2022.