75 Mall Live Search
08:43 / E Enjte, 20 Mars 2025 / k.v

Mashtrim kompjuterik në Prishtinë, pronari i një kompanie bie pre e hakerëve

Një rast i mashtrimit kompjuterik është raportuar në Policinë e Kosovës nga një pronar i një kompanie, i cili ka rënë pre e një skeme mashtrimi gjatë një transferimi bankar ndërkombëtar, transmeton IndeksOnline. 

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 14 mars 2025, rreth orës 16:00, në rrugën “Kadri Zeka” në Prishtinë.

Ankuesi ka bërë të ditur se, gjatë realizimit të një transaksioni financiar jashtë vendit, ai është mashtruar nga palë të panjohura.  Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa njësitet kompetente policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia apelon për kujdes të shtuar në transaksionet online dhe të dhënat bankare./IndeksOnline/