75 Mall Live Search
09:37 / E Hënë, 11 Maj 2026 / KV

Mashtrim mbi 1.5 milion euro me toka, arrestohet një shtetas i Serbisë në Vërmicë

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Republikës së Serbisë, i dyshuar për përfshirje në një rast mashtrimi dhe falsifikimi të dokumenteve, ku dëmi financiar dyshohet të arrijë mbi 1.5 milion euro, transmeton IndeksOnline.

Sipas raportit shtesë të policisë, arrestimi është bërë më 10 maj 2026 rreth orës 21:40 në Vërmicë.

I dyshuari, në bashkëpunim me persona të tjerë të arrestuar më 19 shkurt 2026, dyshohet se kanë falsifikuar pasaporta dhe dokumente të tjera zyrtare.

Përmes dokumenteve të falsifikuara, ata dyshohet se kanë arritur të tjetërsojnë dhe shesin sipërfaqe toke, duke mashtruar blerësin dhe përfituar shumën prej 1,578,180 euro.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes./IndeksOnline/