75 Mall Live Search
11:22 / E Martë, 24 Shkurt 2026 / H F

Mashtrim me mbi 1.5 milionë euro në Prishtinë, katër persona në paraburgim

Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës ka arrestuar katër (4) persona me inicialet  M.M., S.B., D.R., dhe B.Z.,  të cilëve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 (dyzetë e tetë) orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën  penale: Mashtrimi në bashkëkryerje nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit penal të Republikës së Kosovës.

Po ashtu i dyshuari M.M.  dyshohet edhe për kryerjen e veprës penale Falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, ndërsa i dyshuari  D.R. dyshohet edhe  për veprën penale Legalizim i përmbajtjes së rreme nga neni 395 paragrafët 1 dhe 2 të KPRK-së.

Sipas dyshimeve të pandehurit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, duke fshehur faktet  relevante dhe duke e vënë në lajthim të dëmtuarin H.M., në bashkëkryerje i kanë shkaktuar dëm matrial në vlerë prej 1,578,180.00 euro.

Prokurori i shtetit, ka nxjerrë urdhër ndalues të përkohshëm për parcelat përkatëse, pasi ekziston dyshimi i bazuar se prona  është shitur mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara dhe është transferuar në mënyrë të kundërligjshme. Njëkohësisht, nga gjykata është kërkuar  lëshimi i urdhërit  ndalues përfundimtar për këto parcela, me qëllim të sigurimit të pronës deri në përfundim të procedurës penale.

Ndërkaq, gjykata kompetente u ka caktuar të pandehurve M.M., S.B., D.R., dhe B.Z. masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditësh.