10:27 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Mashtrim në Drenas, qytetari merr veturën pa e paguar dhe e shet

Një person ka njoftuar Policinë se i dyshuari e ka mashtruar duke ia blerë një makinë për nivelim në vlerë prej 1 mijë e një qind euro, dhe të njëjtën ende pa e paguar e ka shitur.

Ky rast ka ndodhur në fshatin Llapushnik të Komunës së Drenasit rreth orës 12:00.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes./Indeksonline/