Mashtrime me kartela bankare, policia arreston dy të dyshuar në Fushë-Kosovë
Policia ka arrestuar dy të dyshuar, meshkuj kosovarë, nën dyshimin se në mënyrë të vazhdueshme kanë keqpërdorur të dhënat e kartelave bankare të personave të huaj për përfitime personale.
Sipas policisë pas konsultimit me prokurorin e shtetit është realizuar kontrolli i pronës së të dyshuarve. Gjatë kontrollit, autoritetet kanë sekuestruar një telefon mobil, i cili pritet të shërbejë si provë materiale në procedurën penale.
“LËSHIMI I ÇEQEVE PA MBULESË OSE TË RREME DHE KEQPËRDORIM I KARTELAVE TË BANKËS APO TË KREDITIT
Fushë-Kosovë, 28.01.2026, 18:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme kanë keqpërdorur të dhënat e kartelave bankare të personave të huaj për përfitime personale. Në konsultim me prokurorin është kontrolluar prona e të dyshuarve ku gjatë kontrollit është sekuestruar një telefon, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./IndeksOnline/

