Mashtrimi me pronë në Veternik, të arrestuarit janë serbë
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik, se pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë personat me inicialet M.M dhe Z.J.
Sipas njoftimit të njëjtit, dyshohen se në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, kanë kryer veprat penale: “Mashtrimi” nga neni 323 i KPRK-së, “Falsifikim i dokumenteve” nga neni 390 i KPRK-së, dhe “Legalizim i përmbajtës së rreme” nga neni 395 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Klankosova.tv mëson se M.M dhe Z.J, i takojnë nacionalitetit serb.
Ata dyshohet se kanë kryer mashtrim në lidhje me një pronë prej 56 ari në Veternik.
Lidhur me rastin është konfiskuar një veturë në vlerë deri në 60 mijë euro si dhe para të gatshme në vlerë prej 20 mijë eurosh./Indeksonline/

