08:47 / E Enjte, 09 Dhjetor 2021 / AR

Mashtroi shtetin me dokumente false, fitoi tender afër 2 milionë euro, arrestohet i dyshuari

Pas një pune hetimore, me datë 08.12.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti duke përdorur dokumente të falsifikuara ka arritur që të fitoj disa tender në institucionet lokale në Gjilan dhe Kamenicë.

Si prova materiale janë sekuestruar: dy shtëpiza kompjuteri, gjashtë DUD doganor, aneks kontrata, katër vula të biznesit dhe një telefon, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh. 

Vlera totale e tenderëve të fituar me dokumente të falsifikuara arrin shumën rreth 1.900.000,00 (1 milion e 9 qind mijë euro).

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/