Mashtroi shtetin, Shakira refuzon të paguajë borxhin

Këngëtarja e muzikës pop, Shakira, ka refuzuar të nënshkruaj ofertën për shkak të mashtrimit tatimor.
Oferta u bë nga prokurori për rastin e mashtrimit të tatimit prej 14.5milionë euro, dhe tani është një hap më afër gjykimit, raporton Reuters, transmeton Indeksonline.
Ekipi mediatik i këngëtares ditën e sotme tha se këngëtarja është e bindur në pafajësinë e saj dhe për këtë arsye nuk pranon këso zgjidhje.
Këngëtarja kolumbiane e konsideron rastin “një shkelje totale të të drejtave të saj”, tha ajo.
Shakira akuzohet se nuk ka paguar 14.5 milionë euro (14.7 milionë dollarë) të ardhura tatimore nga 2012 dhe 2014, periudhë në të cilën përfaqësuesit e Shakira thonë se ajo nuk ka jetuar në Spanjë./Indeksonline/