75 Mall Live Search
09:31 / E Hënë, 11 Prill 2022 / MSH

Mashtruesit i marrin numrin e xhirollogarisë, vushtrriasit i tërheqin para nga banka

Një qytetar nga Vushtrria ka rënë pre e mashtrimit online.

Ai ka raportuar në polici se, përmes rrjetit social, është mashtruar nga persona të panjohur, të cilët i kanë marrë numrin e xhirollogarisë.

Nga xhirollogaria e tij, mashtruesit kanë tërhequr para.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar.

Vushtrri 10.04.2022 – 15:00. Viktima mashkull kosovar ka informuar se përmes rrjetit social është mashtruar duke ju marr numri i xhirollogaria së tij dhe nga aty janë tërhequr para, nga persona të pa njohur. Rasti është duke u hetuar.