Maska, distancë e higjienë, pamje nga fillimi i mësimit në Prishtinë

Pas disa muajve pushim, nxënës të shumtë anembanë Kosovës sot iu kthyen bankave shkollore.
Me masa të shtuara anticovid, e me çanta të mbushura plot e përplot, këta nxënës nga sot nisin ndjekjen e mësimeve.
Njësoj u veprua edhe në shkollën “Mehmet Xhevori” në Prishtinë, shkruan Indeksonline.

Për shkak të situatës së krijuar nga COVIDI-19, nxënësve iu ndërpre mësimi ndërsa për një kohë ata ndjekin orët mësimore online.
Për t’u ndjekur mësimet në këtë shkollë janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, si mbajtja e distancës, përdorimi i masakave dhe higjiena.
Në ambientet e shkollës, që në hyrje janë vendosur shenjat të cilat porosisnin për mbajtje të distancës.
Më poshtë mund të shihni disa fotografi të realizuara sot, të nxënësve që shumë prej tyre sot fillojnë një epokë të re të jetës./Indeksonline/










