Maska e thjeshtë për një fytyrë pa rrudha
Maska më e thjeshtë për rrudhat e fytyrës ka një përbërës të jashtëzakonshëm.
Recetat e maskave të fytyrës janë të pafundme. Por një përbërës shumë popullor, i gjithanshëm dhe i mirë për lëkurën është mjalti. Nëse do ta hidratosh, ta pastrosh apo ta bësh fytyrën të shkëlqejë, thjesht eksperimento duke përzier disa përbërës.
E vërteta është që keni nevojë vetëm për 2 lugë mjaltë. Disa kombinime me mjaltë janë të shpejta dhe të lehta, si ky me mjaltë dhe vaj kokosi. Po, kjo është gjithçka që ju nevojitet.
Thjesht, përziejini të dy përbërësit dhe kaq ju duhet për të hidratuar lëkurën. Nëse dëshironi të pastroni poret, mund të provoni mjaltë dhe limon. Nëse doni që fytyra të shkëlqejë, provoni mjaltë dhe kos.
Një tjetër maskë me mjaltë që nuk duhet ta anashkaloni është mjaltë, kanellë dhe sodë buke, veçanërisht nëse keni fytyrë me probleme.