75 Mall Live Search
20:49 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Maska natyrale për flokët plot shkëlqim

Nëse keni flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim, ju do të dukeni shumë më bukur, madje për më tepër do të ndjeheni edhe më mirë me veten.

Por, gjatë stinës së dimrit dhe jo vetëm, flokët tuaj nisin ta humbasin shkëlqimin, bëhen shumë të thatë apo me maja të djegura.

Për t’i rigjeneruar dhe për t’i bërë flokët tuaj të duken të mrekullueshme në çdo kohë, provoni të aplikoni disa nga maskat natyrale që i gjeni më poshtë.

Përbërësit kryesorë të këtyre maskave janë krejt natyrale, prandaj përpos që nuk kanë asnjë efekt anësor, ushqejnë flokët me vitaminat dhe mineralet e nevojshme.

Maska me vezë dhe majonezë

Përbërësit:

1 vezë

6 lugë gjelle majonezë

1 lugë gjelle  mjaltë

Përgatitja:

Bashkoni të gjithë përbërësit në një enë.

Ndani flokët në katër pjesë. Më pas, aplikoni maskën në të gjithë flokët.

Pasi të aplikoni maskën, mbulojeni kokën me një qese plastike ose kapele dushi, në mënyrë që të japë efektin e duhur.

Lëreni maskën të qëndrojë kështu për 15-20 minuta, pastaj lani flokët me ujë të ngrohtë.

Efektet e maskës: Kjo maskë do ndihmojë që mos t’iu dmëtohen flokët, forcon flokët tuaj dhe ndihmon në rritjen më të shpejtë të flokëve.

Maska me qepë

Përbërësit:

1 qepë

2 lugë gjelle vaj kokosi

1 gjethe të lules aloe vera

Përgatitja:

Copëtoni qepën. Më pas, ndani lëngun e qepës nga pasta.

Nxirreni xhelin aloe vera nga gjethja e aloe verës.

Krijoni një lëng duke përzier lëngun e qepës, xhelin e aloe verës dhe vajin e kokosit.

Aplikojeni këtë përzierje për të lagur lëkurën e kokës dhe lëreni të qëndrojë kështu për rreth një orë.

Largojeni maskën duke shpëlarë flokët me ujë të ngrohtë.

Efektet e maskës: Kjo recetë ndihmon për të parandaluar rënien e flokëve ose në rastete kur flokët tuaj janë dobësuar.

Maska me banane

Përbërësit:

1-2 banane

1-2 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja:

Shtypni bananet në një enë derisa të krijohet një pastë homogjene.

Më pas, shtoni mjaltën te bananet e shtypura dhe përzieni mirë përbërsit.

Vendoseni maskën në flokë të pastruara paraprakisht.

Mbuloni flokët me një kapele dushi ose qese dhe lëni të qëndrojnë kështu për 20-30 minuta.

Efektet e maskës: Kjo maskë funksionon më së mirti në flokë të holla, pasi ka aftësi shumë të mira për forcimin e flokëve.

Kaliumi që gjendet në banane ndihmon edhe për elasticitetin e flokëve.