75 Mall Live Search
14:10 / E Mërkurë, 10 Qershor 2020 / indeksADMonline

“Maska po, panik po!”, Tayna “djeg” rrjetin nga sheshxhirimet e klipit

Tayna po finalizon videoklipin e këngës më të re që pritet të publikohet së shpejti.

Si vend për të xhiruar klipi ajo ka zgjedhur Zvicrën, atje ku udhëtoi me lirimin e masave ndaj pandemisë Covid-19.

Reperja e njohur para lansimit të këngës, po “nxit” kureshtjen e adhuruesve me postim të ndryshme, ashtu siç ka vepruar këtë herë, kur postoi një imazh “përvëlues”.

E veshur vetëm me të brendshme, maskë në fytyrë dhe armë në dorë, Tayna duket “bombë”.

“Maska po, panik po!”, ka shkruar Tayna, duke paralajmëruar se kënga e saj e re do të shkaktojë “panik” të madh, ndërsa adhuruesit e saj me siguri e presin me padurim./Indeksonline/