23:34 / E Shtunë, 12 Janar 2019 / indeksADMonline

Maskat grabisin familjen e biznesmenit, lidhën edhe familjarët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkozet, në lagjen 14 të qytetit të Durrësit.

Paraprakisht deklarohet se tre persona të armatosur e të maskuar, pasi kanë ndjekur lëvizjet e një biznesmeni që ka aktivitet në fushën e transportit, i kanë zënë pritë pranë shtëpisë. Në çastin kur është kthyer me të birin në banesë nën kërcënimin e armës kanë hyrë në banesë dhe pasi i kanë lidhur ua kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash që familja e kishte në banesë.

Gjatë largimit për të shmangur ndjekjen kanë marrë me vete djalin e biznesmenit të cilin e kanë lënë të lirë disa minuta më vonë.

Paraprakisht deklarohet se shuma e grabitur është rreth 10 mijë euro.

Policia vendore e Durrësit vazhdon të heshtë në lidhje me ngjarjen ndërsa janë ngritur postoblloqe për kapjen e autorëve.