“Maskat” kryejnë grabitje në një pompë të derivateve në Prishtinë

Tre persona të maskuar kanë kryer një grabitje në një pompe të derivateve e cila ndodhet në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.
Grabitja ka ndodhur të hënën në orën 00:03 ndërsa menjëherë në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitet përkatëse të policisë.
“Dy ankues meshkuj kosovar ka informuar se për deri sa ishin në vendin e punës në pompë të derivateve, tre persona të maskuar i kanë grabitur para të gatshme dhe pako me cigare. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/