11:05 / E Shtunë, 21 Shtator 2019

‘Maskat’ me armë grabisin pompën e derivateve në Sllatinë

Rastet e grabitjeve të pompave të derivateve këtë vit kanë qenë të shumta.

Një pompë e derivateve në Sllatinë të Fushë Kosovës është grabitur dje, raporton Indeksonline.

Siç njofton Policia, viktima ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës në pompën e derivateve aty kishin shkuar dy persona të maskuar dhe të armatosur njëri me armë të shkurtë dhe tjetri me thikë të cilët nën kërcënim të armëve viktimës ia kishin grabitë një shumë parash.

Më pas të dyshuarit  me një veturë pa targa ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

 Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore./Indeksonline/