12:13 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

Maskat plastike të fytyrës, s’po funksionojnë kundër Cvidit-19


Mburojat plastike të fytyrës lejojnë që gati 100 për qind e pikave të imëta të ajrit të lëshuara nga pacientët e infektuar me koronavirusin të shpëtojnë përmes maskave, ka paralajmëruar një studim, shkruan “DailyMail”.

Alternativa për maskat e fytyrës u reklamua nga ekspertët e industrisë si sigurimi i mbrojtjes së duhur nga virusi, transmeton Indeksonline.

Dhe Qeveria britanike i ka rekomanduar ato për parukiere, berberë, teknikë thonjsh dhe tatuazheve si një pengesë midis tyre dhe klientit.

Por modelimi tani ka hedhur dyshime në pretendimet që ata punojnë, pasi një simulim kompjuterik zbuloi pothuajse 100 për qind të pikave të ajrit më të vogla se pesë mikrometra në madhësi – të lëshuara kur flisnin dhe merrnin frymë – kaluan nëpër maskë.

Dhe gjysma e pikave më të mëdha me madhësi 50 mikrometra – të dhëna nga kollitjet dhe teshtitjet – gjetën rrugën e tyre në ajër, duke paraqitur një rrezik për të tjerët. Një mikrometër është një e milionta e metrit.