Massa: Ky është piloti më i mirë i Formula 1 (Foto)
Felipe Massa do të largohet nga formula 1 në fund të këtij sezoni dhe në një intervistë për mediat ka rrëfyer se Fernando Alonso ka qenë shoku më i mirë i skuadrës, kur së bashku pilotonin makinën Ferrari. “Ka qenë në të njëjtin nivel me Michael Schumacher. Është po aq i fortë sa edhe Hamilton, por nuk besoj se do të jetë në gjendje të duelojë për titullin vitin tjetër. McLaren do të jetë më e shpejtë me motorin Renault, por jo aq e shpejtë sa Mercedes dhe Ferrari. Fatkeqësia e Alonso është se ka pilotuar Ferrarin dhe McLaren në momentin më të keq të këtyre makinave, duke mos fituar dot titullin”, tha Massa, që do të mbyllë karrierën e tij në Formula 1 ditën e diel, në pistën e Abu Dhabi.
Duke folur për një tjetër pilot të Ferrarit, Sebastian Vettel, piloti brazilian i Williams shprehet se kampioni gjerman nuk është i përkryer sa ka qenë Michael Schumacher, një tjetër gjerman që ka pilotuar “kokëkuqen”. “Sebastian është një kampion, një pilot i madh, por që bën shumë gabime, që e kanë penalizuar jo pak dhe që mund të kishte fituar më shumë. E njëjta gjë vlen edhe për Max Verstappen, por që mund të përmirësohet ende, pasi është shumë i ri”, tha Massa, që duke folur për makinën Ëilliams, dikur kampione, shtoi: “Për të fituar duhet një buxhet më i madh. Kanë një pilot të ri, si Lance Stroll, por duhen edhe 2-3 sezone për të kuptuar potencialin e tij real si pilot”.