Mastantuono: Jam në klubin më të mirë në botë
Franco Mastantuono padyshim është një nga talentët më të spikatur të futbollit.
Argjentinasi, po e dëshmon këtë në minutat që ka te Real Madridi, i cili shihet si pjesë e projektit afatgjatë të “Los Blancos”, ku është shprehur se është i lumtur.
“Jam në klubin më të mirë në botë. Jam tifoz i Real Madridit. Pra… nuk ka të bëjë me presionin”. “Përpiqem të shijoj përgjegjësinë e të qenit lojtar i Real Madridit. Në këtë mënyrë, do të vijë versioni im më i mirë”, shprehet argjentinasi.
Mastantuono aktualisht është i lënduar për shkak të disa problemeve në ijë.
Ai këtë sezon numëron 12 paraqitje ku shënoi 1 gol dhe 1 asist./IndeksOnline/

