Mastantuono pas golit: Kam shumë për t’i dhënë Real Madridit

Franco Mastantuono mbrëmë ka shënuar golin e parë me Realin.
Në fitoren 4-1 ndaj Levantes, argjentinasi shënoi një gol të bukur gjatë pjesës së parë, duke vazhduar me paraqitjet e tij të mira.
Madje Mastantuono pas ndeshjes tha disa fjalë rreth përshtatjes së tij në Spanjë si edhe lartësoi bashkëlojtarin e tij, Jude Bellingham.
“Po përshtatem, kam më shumë për t’i dhënë Real Madridit”. “Jude Bellingham më tërhoqi më shumë vëmendjen. Ai ka një prani dhe një nivel autoriteti që nuk e kam parë kurrë më parë”, u shpreh argjentinasi.
Fitorja e mbrëmshme e Realit, e vendos atë përsëri në krye të La Ligas, duke fituar të gjitha ndeshjet./IndeksOnline/