75 Mall Live Search
13:41 / E Hënë, 03 Nëntor 2025 / L A

Mastantuono rrezikon të mos luajë ndaj Liverpoolit

Real Madridi do të zhvillojë ndeshjen e rëndësishme këtë javë në Ligën e Kampionëve.

Ata do të udhëtojnë drejt Anglisë, ku do të përballen me kampionin e Anglisë, Liverpoolin.

Por një ditë para kësaj ndeshje, talenti argjentinas Franco Mastantuono po përballet me një shqetësim.

Kjo pasi që argjentinasi nuk po stërvitet me skuadrën dhe klubi madrilen doli me një njoftim rreth kësaj.

18-vjeçari, ka problem në ijë dhe rrezikon të mos aktivizohet fare për ndeshjen ndaj “Reds”.

Ndeshja Liverpool-Real Madridi, do të zhvillohet në “Anfield”, nesër në orën 21:00./IndeksOnline/