16:29 / E Mërkurë, 08 Prill 2020 / indeksADMonline

MAT Kosova mbështet autoritetet shëndetësore rajonale

Qendra e Trajnimit EOD, MAT KOSOVO, zyrtarisht ka ofruar mbështetjen e saj për Autoritetet Shëndetësore të Kosovës gjatë krizës me COVID-19.

Në një takim me Ekipin e Menaxhimit Shëndetësor të qytetit të Pejës dhe me menaxhmentin e Spitalit Rajonal, përfaqësuesi i MAT KOSOVO, Dr. Burim Kotori, në emër të drejtorëve dhe qendrës trajnuese, komunikoi kushtet e ofertës së mbështetjes.

Oferta e paraqitur nga Dr.Kotori, përfshinë përdorimin e të gjitha aseteve (jo EOD) të qendrës trajnuese siq janë: një autoambulancë, objektin për të strehuar dhe ushqyer dhjetëra banorë, makina tjera dhe një kombi bus dhe gjithashtu zyrat, sallat dhe depot.

Shumë nga stafi i MAT KOSOVO janë regjistruar të jenë në dispozicion në baza vullnetare. Autoritetet Shëndetësore janë të vetëdijshëm për aftësitë dhe lehtësirat e ofruara dhe kanë shprehur mirënjohje për mbështetjen.

Drejtori i spitalit rajonal të Pejës, Dr. Skender Dreshaj, deklaroi me sa vijon:

“Ne jemi shumë të kënaqur me qëllimin e mirë të MAT KOSOVO për të mbështetur komunitetin lokal në periudha të tilla kritike. Ne na bën te ndihemi edhe më të sigurtë, ne rast që ipet nevoja që të kemi qasje në paisjet dhe objektin që i ofrohen komunitetit nga MAT KOSOVO”.

Qendra trajnuese EOD, MAT KOSOVO, është një organizatë lokale, një nga punëdhënësit më të mëdhenj në pronësi të huaj në Kosovën Perëndimore dhe u shërben klientëve në të gjithë botën, duke i trajnuar ata se si të lehtësojnë dhe eleminojnë më mirë kërcënimin e mbetur nga mbetjet shpërthyese të luftës,

Drejtori menaxhues Ben Remfrey, deklaroj:

“Ne kemi qenë pjesë e strukturës së komunitetit në Pejë tani më shumë se 20 vjet. Ne thjesht po bëjmë pjesën tonë. Askush nuk do ta lejojë njëri-tjetrin pa e ndihmuar në kohë të veshtira si këto”.