20:10 / E Diele, 15 Tetor 2017 / indeksADMonline

Mata Hari, gruaja që shkaktoi vdekjen e mijëra ushtarëve

Në orët e hershme të 15 tetorit 1917, Mata Hari, një nga spiunët më të famshëm të shekullit të 20-të, u trondit në qelinë e saj të burgut. Koha e saj kishte ardhur.

Duke pasur para syve një stilolaps, bojë, letër dhe zarf, Mata Hari u lejua të shkruante dy fjalë.

Ajo me shpejtësi i shkruajti shënimet para se të vishte pantallonat e zeza, taka të larta dhe një mantel prej kadifeje.

“Jam gati,” shkruajti ajo.

U nxor nga qelia në burgun Saint-Lazare, në një fortesë të vjetër në periferi të Parisit.

Ishte ora 5:30 pasdite kur u përball me skuadrën e saj të ekzekutimit: 12 oficerë francezë me pushkët e tyre. Iu ofrua një leckë e bardhë për t’i mbështjellë sytë. Ajo refuzoi.

Legjenda thotë se kur oficerët tërhoqën armët e tyre, Mata Hari, 41 vjeç, hodhi një puthje në drejtim të xhelatëve të saj.

Për 100 vitet e fundit, Mata Hari është nderuar si femra e fundit fatale-vallëzuese joshëse ekzotike që spiunonte në favor të gjermanëve gjatë Luftës së Parë Botërore duke shkaktuar vdekjen e mijëra ushtarëve të Aleatëve.

Tashmë, jeta e saj do të jetë në një tjetër libër, ndërsa në arkivat sekrete ka hyrë shkrimtari i njohur Paulo Coelho.

Në mënyrë që të sjellë karakterin misterioz  të gruas, shkrimtari ka hyrë në arkivat e MI5 (shërbimi sekret francez).

Deri më sot, historianët ende argumentojnë se kush ishte Margaretha Geertruida Zelle – apo Mata Hari, një femër joshëse, e cila përdori seksualitetin e saj për të manipuluar dashnorët apo thjesht një grua naive në duart e njerëzve shumë të fuqishëm!?

Holandeze nga origjina, zonja e ardhshme fatale ka shpenzuar shumë kohë në Dutch East Indies (tani Indonezia) me burrin e saj alkoolist. Atje ajo zbuloi emrin artistik si Mata Hari e përkthyer si “Syri i ditës”.

Më vonë, përsëri në Paris, ajo filloi të performonte si një balerinë ekzotike dhe udhëhoqi një stil jetese bohem. Në atë kohë ajo u akuzua nga francezët se punonte si spiune për Gjermaninë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe e arrestuan.

Hetimet zbuluan se ajo ishte një agjent vdekjeprurës i dyfishtë, e cila përdori fuqitë e saj femërore për të fituar sekrete ushtarake nga shumë prej dashnorëve të saj.

Disa historianë besojnë se Mata Hari u tradhtua nga gjermanët.

Ajo lindi në një familje të begatë në 1876. Kur Margaretha ishte adoleshente, babai i saj, një shitës kapelash, humbi pasurinë dhe u largua nga familja. Më pas, nëna e saj vdiq kur Margaretha ishte 15 vjeçe dhe ajo jetoi me të afërmit.

Në moshën 18-vjeçare, Margaretha u takua dhe shpejt u martua me Rudolph John MacLeod, një oficer në Ushtrinë e Indisë Lindore, i cili pothuajse kishte dyfishin e moshës së saj. Çifti u nis për në Lindjen e Indisë Lindore, ku ata jetuan për katër vjet në garnizone ushtarake.

Në një nga letrat e saj, Margaretha shkroi se MacLeod “deshi të më vriste me një thikë buke. Ia kam borxh jetën time një karrige që rrëzoi dhe që më dha kohë për të gjetur derën dhe për të kërkuar ndihmë “.

Çifti gjithashtu humbi një djalë dhe pothuajse humbi një vajzë pasi të dy u përfolën gjerësisht se ishin helmuar nga një dado, edhe pse nuk është e qartë nëse historia është e vërtetë.

Margaretha dhe MacLeod përfundimisht u kthyen në Holandë dhe u ndanë. Më pas, Margaretha shkoi në Paris ku edhe do të mbyllej jeta e saj./OraNews