75 Mall Live Search
10:39 / E Enjte, 17 Qershor 2021 / Blerim

Matematika që e dërgon Xhakën, Shaqirin dhe Mehmedin në rrethin tjetër të EURO20

Kombëtarja e Zvicrës pësoi disfatë 3 me 0 kundër Italisë në xhiron e dytë të EURO20.

Me këtë humbje, ‘Helvetikët’ kanë shumë mundësi që e mbyllin më herët aventurën në Kampionatin Europian. Jo ashtu siç deklaroi Granit Xhaka: ‘Do marrë shumë valixhe për të qëndruar gjatë në EURO’, shkruan IndeksOnline

Image

Megjithatë, Zvicra ende qëndron në luftë matematikisht – por duhen të ndodhin këto rezultate:

Zvicra duhet ta mposhtë patjetër Turqinë me rezultat 2-0 apo 3-0, dhe Italia patjetër Uellsin – për t’ia siguruar ‘Helvetikëve’ pozitën e dytë.

Është mundësia që Zvicra të kalojë tutje edhe nga pozita e tretë – si katër shtetet më të mira. Madje, kjo duket se mund të jetë shpresa e vetme!

Në rast se Zvicra grumbullon katër pikë, atëherë do ta kishte të lehtë kalimin tutje duke u konsideruar si një nga katër shtetet më të forta të pozitës së tretë në grupe.

Kujtojmë që ndeshjen kundër Turqisë, Zvicra do ta luaj më 20 qershor./IndeksOnline/