75 Mall Live Search
22:41 / E Enjte, 30 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Matematika i jep shpresë Ballkanit për kualifikim, ky është skenari

Ballkani ka ende shpresa për kualifikim në fazën e 1/16 së COnference League.

Kampioni i Kosovës sonte pësoi humbje nga Viktoria Plzen me rezultat 1-0, por që nuk i zbeh mundësitë për kualifikim, shkruan IndeksOnline.

Për të kaluar grupet e Coference League, Ballkani duhet të fitoj ndeshjen e fundit, të cilën e luan në udhëtim ndaj Dinamo Zagrebit.

Në anën tjetër, Astana duhet të barazoj apo të humbas ndeshjen ndaj Viktoria Plzenit.

Pas pesë ndeshjeve, Plzen është lidere e Grupit C me 15 pikë, duke siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-tës së finales.

Ballkani është e fundit në grup me 4 pikë, aq sa ka edhe Astana në vendin e tretë, ndërsa Dinamo Zagreb renditet në pozitën e dytë me 6 pikë./IndeksOnline/