Mateo flet për strategjinë në BBVA: “Brikena s’është …”
Debatet dhe diskutimet për strategjitë e lojës dhe marrëdhëniet personale vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Këto nuk munguan as gjatë bisedës në studio-n e krijuar nga Top Albania Radio në ambientet e shtëpisë. Mateo Borri ka folur hapur për raportin me Brikenën, mënyrën si e sheh lojën dhe pozicionin e tij brenda formatit.
I pyetur nga banori-moderator, Kristi, nëse marrëdhënia me Brikenën është një nga pikat kryesore të lojës së tij, Mateo theksoi se nuk i përzien ndjenjat me strategjinë.
“Mateo nuk e ngatërron ndjenjën me lojën dhe këtë ja kam thënë të gjithëve, Brikena për mua s’është lojë. Loja ime këtu brenda është të shfaq karakterin tim 100% dhe ta bëj Big Brotherin nëpërmjet karakterit tim. Në momentin që do e vlerësojë publiku se karakteri im s’është i denjë për të qëndruar këtu brenda, le t’më nxjerri jashtë. Mateo, këtu brenda, është me tregu veten, me luftu padrejtësinë, mashtrimin dhe hipokrizinë, dhe çdo gjë tjetër të pistë”, tha Mateo.
I pyetur më tej për peshën e tij si lojtar në shtëpi, ai u shpreh se nuk ndjek strategji si shumica e banorëve.
“Unë nuk bëj strategji, nuk e mendoj lojën si strategji, siç e bën shumica. Kjo për mua është disavantazh, por unë e bëj në mënyrën time, me karakterin tim”, u shpreh banori.
Nga ana tjetër, Brikena vlerësoi qëndrimin e tij në situata të ndryshme brenda shtëpisë.
“Mateo ka qenë i aftë me tregu, që përpos raportit që ka pas me mua këtu brenda, shumë herë ka qenë i aftë me i’u përgjigj të tjerëve, me ja’ mbyll gojën, me ju tregu’ vendin secilit”, u shpreh Brikena.

