Mateo Kovacic arrin marrëveshje me Manchester Cityn

Mateo Kovacic ka arritur marrëveshje me kampionin e Anglisë, Manchester City, për kushtet personale.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, marrëveshja është arritur pas bisedimeve të avancuara nga java e kaluar, shkruan IndeksOnline.
Mesfushori kroat ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2024, dhe klubi londinez janë të gatshëm ta shesin atë gjatë afatit kalimtar veror.
Manchester City do të diskutoj tarifën me Chelsean pas finales së Champions League./IndeksOnline/