Material special dhe vlerë e “çmendur”, ju prezantojmë “perlën” “Bentley Bacalar”

“Bentley” ka prezantuar “Mulliner Bacalar”, një makinë kabriolet me vlerë 2 milionë dollarë.
Pjesa e brendshme e makinës është e përbërë nga druri i pemëve 5 mijë- vjeçare.
“Vetëm 12 nga këto makina do të prodhohen”, tha “Bentley”, shkruan CNBC.

Kompania kishte planikuar të ekspozonte makinën në Geneva Motor Show, që duhej të hapej të enjten, por eventi u anulua për shkak të shqetësimeve për coronavirusin.
Kështu “Bentley” zgjodhi që ta prezantonte makinën online.
“Bacalar” është një Barchetta, një lloj makine e hapur. Pra në rast shiu, “Bacalari”, do të bënte mirë të rrinte në garazh.

Makina ka 650 kuaj fuqi dhe një motor me 12 cilindra. “Bacalar” ka marrë emrin e një liqeni në gadishullin Jukatan të Meksikës, për shkak të bukurisë së tij. Edhe pse ka disa ngjashmëri me “Bentley Continental GTC”, “Bacalar” nuk ka asnjë të përbashkët me të, përveç dorezave të derës.

