75 Mall Live Search
11:57 / E Premte, 30 Janar 2026 / L A

Mateta drejt Serie A-së, arrin marrëveshje me Milanin

Jean-Philippe Mateta do të largohet nga Crystal Palace.

Kjo vjen pasi që francezi, i kumtoi edhe klubit largimin e tij këtë janar duke kërkuar një sfidë të re.

Emri i tij u lidh me një kalim te Nottingham Foresti, por tashmë duket se Mateta po shkon drejt Milanit.

Sipas mediave italiane, Milani pritet t’i paguajë rreth 30 milionë euro për transferimin e Matetas, duke synuar ta kompletojnë marrëveshjen para përfundimit të merkatos së janarit.

Mateta, kishte pasur sukses me Crystal Palacen, ku ka arritur të fitojë “FA Cup” në sezonin e kaluar./IndeksOnline/