75 Mall Live Search
20:39 / E Premte, 30 Janar 2026 / Gj Sh

Mateta informon Crystal Palace se dëshiron transferimin te Milani

Jean Philippe Mateta e ka bërë të qartë klubin e ri.

Sulmuesi francez raportohet se tashmë ka informuar Crystal Palace për vendimin e tij për t’u bashkuar me Milanin, shkruan IndeksOnline.

Ai dëshiron të bashkohet me kuqezinjtë qysh tani, edhe pse marrëveshja ishte fillestare ishte për qershorin e vitit 2026.

Milan pritet ti paguaj Crystal Palacit një shumë prej 30 milionë euro për shërbimet e Mateta, derisa 28-vjeçari do të fitojë 3.5 milionë euro në sezon./IndeksOnline/