75 Mall Live Search
17:53 / E Enjte, 22 Gusht 2024 / A. M.

“Mati 1” po bëhet me shkollë të re, lajmin e jep drejtoresha Lushaku

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku ka deklaruar se “Mati 1” po bëhet me shkollë të re.

May be an image of 3 people, floor plan and text
May be an image of 5 people and text

“Sot, me kryetarin Përparim Rama, vendosëm gurthemelin e shkollës së re në lagjen “Mati 1”. Kjo shkollë do të pranojë mbi 700 nxënës, duke lehtësuar mbipopullimin në shkollat ‘Ismail Qemajli’ dhe ‘Pavarësia’ dhe duke ofruar një mjedis mësimor më modern.

Projekti i shkollës në “Mati 1” realizohet në partneritet publik-privat, me mbështetje të IFC-së, duke u përqendruar në krijimin e një mjedisi të avancuar edukativ për gjeneratat e ardhshme.  Urime!”.

May be an image of 15 people and text