14:06 / E Hënë, 30 Mars 2020 / indeksADMonline

Mati 1 që dy ditë pa ujë, banorët ankohen për gjendjen e rënduar higjienike në kohë pandemie

Banorët e Mati 1, janë ankuar se kanë mungesë të ujit të pijshëm që dy ditë radhazi.

Lexuesit e IndeksOniline, kanë treguar se vetëm mbrëmë vonë, për 20 minuta iu është lëshuar uji, e më pas nuk ka pasur më.

Ata shprehën të frustruar me këtë situatë, duke thënë se e kanë të vështirë të mbajnë higjienën në këtë kohë pandemie, në mungesë të ujit.

Ndërkohë gjatë kësaj periudhe janë raportuar disa herë prishje të  gypave të ujit e ndalje  me furnizim me ujë në pjesë të ndryshe të kryeqytetit