75 Mall Live Search
17:08 / E Diele, 13 Nëntor 2022 / C E

Matic e shpëton Romën nga humbja përballë Torinos

Roma i ka shpëtuar humbjes nga Torino në minutat shtesë në kuadër të xhiros së 15 në Serie-A duke barazuar me rezultat 1-1.

Të dy golat u realizuan në pjesën e dytë të ndeshjes. Torino kaloi e para në epërsi në minutën e 55’ me golin e realizuar me kokë nga Linetyr.

Me golin e Linetyt Torino iu ofruar shumë fitores dhe tre pikëve të reja, por ishte mesfushori Nemanja Matic ai i cili barazoi rezultatin në minutën e katërt shtesë duke shënuar një gol të bukur nga distanca.

Pas kësaj ndeshjes, Roma ka 27 pikë në vendin e shtatë, kurse Torino mbetet në pozitën e nëntë me 21 pikë.